TANI
Hey there! I am Dritan Lashi from Albania. I was born in the beautiful city of Kukes on 10/08/1984. Actually im studing in the faculty of engineering in the university of tirana. Below, there are some really nice pictures of mine. Enjoy
Saturday, April 12, 2008
Saturday, June 24, 2006
Kukesi
Pak histori
Ne vitin 1571 shenohet me emrin "Kukufic" me 12 shtepi
Ne vitin 1610 rreth 50 shtepi
Ne vitin 1633 permend Vau i Kukesit
Nga fundi i shekullit 17 deri nga fundi i shekullit te 18-te rezultoi i braktisur.
Nga fundi i shekullit te 18 e fillimi i shekullit te 19-te u riprodhua me banore te ardhur nga Bicajt
Ne 1869 rishfaqet me emrin "Kukusa"
Ne vitin 1912-1921 u pushtua nga serbet, bullgaret dhe austriaket
Dhjetor 1921 u perfshi ne administraten e shtetit shqiptar
Ne 1923 u be qender krahinore me 28 shtepi e 186 banore
Ne 1925 u be qytet, qender prefekture, krahine e bashkie
Ne 1938 kishte 1800 banore
Ne 1939-1943 ishte nen pushtimin italian e 1943-1944 nen pushtimin gjerman
Me 18 nentor 1944 u clirua nga forcat partizane
Me 31 mars 1962 u vendos permbytja e Kukesit te vjeter dhe ndertimi i Kukesit te ri
Me 22 korrik 1962 filluan punimet per ndertimin e Kukesit te ri
Ne prill te 1965 filloi popullimi i tij
Ne 1970 kishte 6073 banore
Ne 1978 Kukesi i vjeter ua la vendin ujerave te liqenit te Fierzes
Ne 2000 kandidat per Cmimin Nobel
Të dhëna bazë
Sipërfaqja:
Banorë: 26.988 banore dhe vetem 5038 familje
Dëndësia e popullsisë:
Kodi postar:
Prefiksi: 0242
Pozita gjeografike: 42.09°V, 20.43°L
Lartësia:
Targa e automjetit: KU
Kodi zyrtar i komunës:
Zonat banuese
Ekonomia
Kukësi ishtë një qendër e rëndësishme industriale në Shqipëri. Deri ne vitet '90, Kukesi kishte nje industri te zhvilluar te shkrirjes se bakrit (teknologji sovjetike e viteve '60), prodhimit te materialeve te ndertimit (materiale inerte, parafabrikate etj), perpunimit te lendes drusore dhe prodhimit te mobiljeve, prodhimit te qilimave dhe sixhadeve, prodhimeve ushqimore (pije alkoolike, prodhime te qumeshtit, prodhime perpunuese te frutave dhe perimeve, prodhimit te bukes etj.),mbledhjes dhe perpunimit te bimeve mjekesore,prodhime te industrise mekanike, sherbim hotelier permes dy hoteleve turistike te cilat pritnin dhe percillnin dhe disa qindra turiste te huaj etj. Kukesi ishte gjithashtu nje qender e njohur e transportit. Krahas llojeve te tjera te transportit, aty ishte i zhvilluar dhe transporti ujor, permes liqenit artificial te Fierzes, i cili bente te mundur transportin e mallrave dhe te udhetareve. Nje pjese e konisderueshme e banoreve te qytetit punonin ne zonen nxjerrese dhe perpunuese te kromit ne Kalimash, ne minieren e nxjerrjes se bakrit ne Gjegjan etj. Transformimet ekonomike te pas viteve '90, per qytetin e Kukesit ishin rrenuese per ekonomine, sepse ne kushtet e reja te ekonomise se tregut, shkalla e larte e amortizmit dhe teknologjia e vjeteruar, gati e gjithe industria doli jashte loje. Nje gabim i ndjeshem ishte dhe mosprivatizimi i drejte dhe moszgjidhja ne kohe e problemeve te pronesise. Nje rol shkaterrimtar per ekonomine e Kukesit ka luajtur ekzistenca e kufirit me Kosoven dhe embargoja e komunitetit nderkombetar ndaj ish-Jugosllavise. Shkak i tyre, sot nje pjese e industrise qe mund te ringjallej, mbeti e bllokuar duke cuar ne rrenimin total te objekteve dhe ne shkallen e larte te papunesise. Sot ekonomia e qytetit te Kukesit eshte e mbizoteruar nga biznesi individual apo ai familjar dhe kryesisht eshte e bazuar tek tregetia e vogel. Deget zoteruese te ekonomise nder te tjera jane: tregetia, transporti dhe sherbimet. Mirepo pengese e madhe ne zhvillimin e ekonomise se Kukesit eshte gjendja e rrenuar e infrastruktures ne pergjithesi dhe asaj rrugore ne vecanti. Kukesi zoteron dhe nje aeroport te permasave nderkombetare, mirepo per paaftesi qeverisese dhe per dhenje monopoli aeroportit te Rinasit ai sot nuk funksionon. Eshte folur shume gjithe keto vite per ndertimin e autostrades Durres-Kukes e me tej ne Prishtine, mirepo kjo ka mbetur ende ne planet dhe deshirat e qeverive, te cilat e perdorin kete projekt si karrem per te marre votat e per te ardhur ne pushtet. Kukesit i mungon dhe infrastruktura e lidhjeve me fshatrat dhe qytetet e aferta si Peshkopi, Shkoder, Krume, Prizren etj. Te gjithe keto faktore e faktore te tjere e kane detyruar qytetarin e Kukesit te braktise vendin e te drejtohet per ne Tirane e zona te tjera apo edhe per te emigruar jashte vendit.
Transporti
Qyteti i Kukesit eshte nje nyje nderlidhese natyrore e pjeseve te tjera te Shqiperise me Kosoven e me tej. Largesia e Kukesit nga Tirana (kryeqyteti i Shqiperise) eshte 210 km (kalimi neper Shpal), ndersa largesia e kesaj rruge duke kaluar neper Shkoder (rruge qe sugjerohet nga transporti nderkombetar) eshte 236 km. Largesia e Kukesit nga Shkodra eshte 116 km. Largesia e Kukesit nga Peshkopia eshte 81 km. Largesia e Kukesit nga Bajram Curri eshte 87 km. Largesia e Kukesit nga Prishtina (kryeqyteti i Kosoves)eshte 122 km. Largesia e Kukesit nga Shkupi (kryeqyteti i Maqedonise)eshte 155 km.